Trump “iu prish gjumin” zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri, SHBA mban në fuqi dekretin e “hekurt” për Ballkanin…

Trump “iu prish gjumin” zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri, SHBA mban në fuqi dekretin e “hekurt” për Ballkanin…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka rikthyer furtunën në politikën shqiptare, duke ngjallur një valë ankthi që po përhapet me shpejtësi në të gjitha anët e skenës politike dhe veçanërisht tek pushtetarët e përfshirë në afera korruptive. Me ambasadën amerikane në Tiranë që prej kohësh është pa një drejtues të përhershëm, politika shqiptare ndodhet në një gjendje pezullimi dhe pasigurie. Por dje, nga SHBA erdhi një mesazh i fortë. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Trump ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri vitin e ardhshëm. Kjo emergjencë ishte shpallur për herë të parë me urdhër ekzekutiv më 2001, por sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, të publikuar...