Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale

Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë. Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit. Top Channel