Tri javë pas incidentit, Athina notë proteste Ukrainës për dronin detar me eksploziv

Tri javë pas incidentit, Athina notë proteste Ukrainës për dronin detar me eksploziv

Gati tri javë pas zbulimit të një droni detar të ngarkuar me lëndë shpërthyese pranë brigjeve të Lefkadës, Greqia ka ndërmarrë zyrtarisht një hap diplomatik ndaj Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis në konferencën për korrespodentët e huaj, i cili njoftoi se Athina i ka dorëzuar Kievit të premten e kaluar një notë proteste me shkrim dhe gojarisht, si përmes ambasadës ukrainase në Athinë, ashtu edhe drejtpërdrejt Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Droni detar u zbulua nga një peshkatar më 7 maj në një shpellë detare pranë Kepit Dukato në ishullin e Lefkadës. Një ditë më vonë , mjeti u transportua për ekzaminim nga autoritetet greke dhe më pas u krye neutralizimi i lëndëve shpërthyese që ndodheshin në...