Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Tregtonte produkte dentare në emër të një kompanie, arrestohet 27-vjeçari me 12 mijë euro “në xhep” të përfituara
Foto ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar furnitorë të produkteve dentare. Mësohet se i riu blinte produkte dentare dhe i shiste në klinika kundrejt fitimit, në emër të një kompanie. Sipas njoftimit të policisë, 27-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, deri tani rreth 12 mijë euro të dokumentuara. Njoftimi i policisë: Tiranë/Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizon operacionin policor të koduar “Reputacioni”. Blinte produkte dentare, duke mashtruar furnitorë, se ishte përfaqësues i një kompanie në këtë fushë (në të cilën kishte punuar më parë), arrestohet 27-vjeçari. Dokumentohet se nga shitja në klinika dentare, e produkteve të blera nëpërmjet mashtrimit, 27-vjeçari ka përfituar rreth 12 000 euro. Si rezultat i administrimit të...