Tre vajzat dhunuan 17-vjeçaren, nëna zbulon detajet tronditëse: Vajza shkoi në spital me shenja në trup
Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare brenda një banese në Fier kërkojnë drejtësi dhe ngrenë akuza për neglizhencë nga institucionet përgjegjëse. Sipas tyre, megjithëse ngjarja u denoncua menjëherë në polici, për më shumë se një muaj nuk pati asnjë reagim konkret, duke rënduar gjendjen emocionale të vajzës dhe familjes së saj. E mitura u paraqit fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit me hematoma dhe shenja të dukshme dhune në trup. Megjithatë, sipas familjarëve, nga spitali nuk u njoftuan organet ligjzbatuese për rastin. “Më merr burri në telefon dhe më thotë: ‘Goca është në spital.’ E pyeta pse ishte në spital, por ai më tha se nuk e dinte. Më vonë shkova ta merrja. Kur e pashë, kishte buzën e çarë...
Burimi:
sot.com.al