Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 4 të arrestuar
Katër persona u arrestuan pas hetimeve intensive proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës sē Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale të kryera në bashkëpunim “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 174, 178 dhe 179 të Kodit Penal. Pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe as një periudhe disa mujore hetimesh intensive, përmes vëzhgimeve të fshehta, monitorimit të lëvizjeve dhe përdorimit të teknikave speciale hetimore, në kuadër të procedimit penal nr.438 të vitit 2026 u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i plotë i një skeme të mirëorganizuar të kontrabandës së mallrave nga Greqia drejt Shqipërisë....
Burimi:
top-channel.tv