Tragjedia në Durrës/ Në trotuar ishin katër fëmijë, njëri prej tyre shpëtoi mrekullisht
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën 2 fëmijë dhe u plagos rëndë një tjetër. Fëmijët kanë qenë duke luajtur pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të Durrësit, ndërsa korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, bën me dije se aty kanë qenë katër fëmijë, por njëri prej tyre ka arritur t’i shpëtojë përplasjes duke u fshehur pas një biçiklete. Autori i dehur Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe i ka marr para. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv