Tragjedia me tre viktima në Shkodër/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti

Tragjedia me tre viktima në Shkodër/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për tragjedinë që i mori jetën 24-vjeçares Bleona Çelaj dhe dy fëmijëve të saj të mitur në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër. Nëna e Bleona Çelajt ka deklaruar në Policinë e Shkodrës se vajza e saj kishte kohë që, sipas saj, dhunohej nga bashkëshorti. Edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka pohuar se familja kishte tentuar ta merrte 24-vjeçaren së bashku me dy fëmijët disa muaj më parë, por më pas ajo kishte vendosur të qëndronte pranë bashkëshortit. Sipas dëshmisë së saj, Bleona nuk kishte telefon celular dhe komunikonte rrallë me familjen, ndërsa jetonte në Gjermani. Po ashtu, marrëdhëniet mes dy familjeve ishin të ftohta, gjë që, sipas burimeve, u reflektua edhe në ditën e...