Trafikuan 7 ton kokainë, dënohet banda shqiptare në Belgjikë: Konfiskohen mbi 3 milionë euro pasuri
Një organizatë kriminale shqiptare që vepronte në jug të Anversës, në Belgjikë, është dënuar me deri në 6 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Gjykata belge vendosi gjithashtu konfiskimin e më shumë se 3.1 milionë eurove pasuri me origjinë kriminale. Sipas mediave belge, hetimi ndaj grupit nisi në shkurt të vitit 2024, pasi policia e Anversës mori informacione se një automjet BMW me targa rumune përdorej për trafik droge. Gjatë kontrollit të makinës u zbulua një furrë me mikrovalë e modifikuar, ku ishin fshehur mbi 2.2 kilogramë kokainë. Pas këtij zbulimi, autoritetet nisën vëzhgimin e disa lokacioneve në Anversë dhe zonat përreth, ku identifikuan disa persona të dyshuar që transportonin materiale të lidhura me përpunimin e kokainës. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në shtator 2024, policia...
Burimi:
gijotina.com