Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve për zbatimin e masave të sigurisë ndaj personave të ndaluar në kuadër të megaoperacionit të fundit të SPAK. Sipas hetimeve, operacioni ka çuar në zbulimin e disa grupeve kriminale të dyshuara për përfshirje në trafikun e rreth 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine. Dyshohet se të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet kriminal janë investuar më pas në projekte ndërtimi në Shqipëri. GJKKO vendosi lënien në fuqi të masave të sigurisë për pjesën më të madhe të të arrestuarve, me përjashtim të shtetasit dhe biznesmenit G.I., për të cilin masa u ndryshua nga “arrest në shtëpi” në “lirim me garanci pasurore” në vlerën...