Trafikim armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe/ GJKKO dënon tre persona, njëri shpallet i pafajshëm

Trafikim armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe/ GJKKO dënon tre persona, njëri shpallet i pafajshëm

GJKKO ka dënuar ditën e sotme tre persona për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municioneve’ nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, ndërsa njërin prejt tyre e shpalli të pafajshëm.  Bëhet fjalë për Adulla Hoxhajn, Admir Tutajn dhe Bojken Turtullin që u shpallën fajtor dhe u dënuan, kurse Rifat Avdiaj që u shpall i pafajshëm. GJKKO dënoi Hoxhajn me 13 vite burg, Tutajn me 12 vite burg dhe Turtullin me 12 vite burg. Njoftimi:  1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj, Rifat Avdiaj dhe Bojken Turtulli”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit,...