Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, mjetet në radhë kilometrike

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, mjetet në radhë kilometrike

Aksi Elbasan-Tiranë është përfshirë pasditen e sotme nga trafiku i rënduar. Situata paraqitet më problematike në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit. Siç vihet re edhe nga pamjet e siguruara nga CNA, trafiku në këtë pjesë të aksit ka shkaktuar radhë kilometrike, duke pamundësuar qarkullimin normal të automjeteve, duke krijuar vonesa të shumta dhe vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë, trafiku është rënduar edhe për shkak të udhëtimeve të shumta drejt juglindjes përgjatë fundjavës.