Tjetërsim pronash në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Hipotekës dhe përfituesve (EMRAT)
Një tjetër skemë e dyshuar për tjetërsimin e pronave shtetërore është zbuluar në Durrës, duke çuar në vendosjen e 12 masave të sigurisë ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës dhe personave që dyshohet se kanë përfituar prona në mënyrë të paligjshme. Hetimi disa-vjeçar i Prokurorisë së Durrësit ka nxjerrë dyshime për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Autoritetet po vijojnë verifikimet për mënyrën e regjistrimit dhe kalimit të pronave. Sipas dosjes hetimore, problemet janë evidentuar gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Drejtorinë Vendore të Kadastrës Durrës. Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 rezultuan pa problem, ndërsa 908 regjistra u konstatuan me dëmtime ose ndërhyrje të dyshuara, përfshirë faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara apo të vendosura jashtë rendit kronologjik....
Burimi:
gijotina.com