Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona
Për konfliktin e dy ditëve më parë në Tiranë, policia ka identifikuar 10 persona dhe arrestuar 4 prej tyre. 4 të tjerë janë nën hetim, kurse 2 janë shpallur në kërkim. Gjithashtu është sekuestruar një thikë. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Situata”. Zbardhen përfshirja dhe rrethanat e konfliktit ndërmjet disa shtetasve, rreth mesnatës së datës 11 gusht, në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku dhe u qëllua me armë zjarri. Identifikohen 10 shtetasit e përfshirë. Vihen në pranga 4 prej tyre, procedohen penalisht 4 dhe shpallen në kërkim 2. Sekuestrohen nga vendngjarja, 1 mjet prerës (thikë) dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin përfshirë në një konflikt në rrugën “Gjolekë Kokona”, shërbimet e Komisariatit të Policisë...
Burimi:
sot.com.al