Theu këmbën dhe mbeti i bllokuar në Kanionet e Gjipesë, shpëtohet turisti 45-vjeçar

Theu këmbën dhe mbeti i bllokuar në Kanionet e Gjipesë, shpëtohet turisti 45-vjeçar

Pësoi dëmtime dhe mbeti i bllokuar në thellësi të Kanioneve të Gjipesë, Policia e Dhërmiut dhe forcat zjarrfikëse i shkuan në ndihmë dhe shpëtuan 45-vjeçarin me shtetësi rumune. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, pas njoftimit të marrë se një turist, 45 vjeç, me shtetësi rumune, kishte thyer këmbën dhe kishte mbetur i bllokuar në thellësi të Kanioneve të Gjipesë, menjëherë i shkuan në ndihmë. Falë reagimit të shpejtë dhe përdorimit të pajisjeve të specializuara të kërkim-shpëtimit, pasi terreni ishte shumë i vështirë dhe me rrezikshmëri për jetën, u bë e mundur nxjerrja e sigurt e turistit nga zona ku kishte mbetur i bllokuar. Më pas, ai u transportua në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet...