Thellohet bilanci i viktimave në Durrës, dy fëmijë të vdekur, një tjetër në gjendje të rëndë

Thellohet bilanci i viktimave në Durrës, dy fëmijë të vdekur, një tjetër në gjendje të rëndë

Ka shkuar në dy numri i fëmijëve që janë aksidentuar për vdekje sot në Durrës, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë. Një automjet tip Benz ML që lëvizte me shpejtësi ka aksidentuar tre fëmijë që po luanin në lagjen 15 të qytetit të Durrësit. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se sipas burimeve policore njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas. Një i tretë është në gjendje të rëndë. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur makinën dhe është larguar.   Top Channel