Terror/ Shpërthim me tritol në Shkodër! Hidhet në erë makina e shtetasit…
Makina e një shtetasi nga fshati Gimaj i Shkodrës është hedhur në erë me tritol. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Nga shpërthimi i fortë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, kryesisht në mjetin e shtetasit L.F ku është vendosur lënda plasëse. Shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin e autorit apo autorëve të kësaj ngjarje kriminale, ndërsa është marrë në pyetje edhe pronari i mjetit. “Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme...
Burimi:
ntv.al