“Terror real , që ushtrohet nga narkoqeveria”/ Berisha: S’e ndërpresim protestën pa Lubinë në burg dhe pa Ramën para…
Në komunikimin që tashmë e ka bërë traditë në fundjavë me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të mbarojnë kurrë, pa Belinda Ballukun dhe Edi Ramën në tribunën e të pandehurit në sallën e gjyqit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, Berisha tha se nëse opozita hesht, veçse sa do të çimentohej edhe për dy dekada pushteti i Edi Ramës. ‘Heshtja jonë do ishte bashkëpunim me Edi Ramën’, u shpreh lideri demokrat. Sali Berisha: Jemi në një situatë terrori, e vërteta është, ta dinë shqiptarët. Një terror real ushtrohet nga narkoqeveria me të gjitha mjetet që njerëzit të heshtin. Një terror ushtrohet që të komprometohen sa më shumë kundërshtarët dhe ky është një realitet...
Burimi:
sot.com.al