Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Tërmeti i vitit 2019/ Miratohet fondi i rindërtimit për Durrësin e Shijakun
foto ilustruese: pallat i demtuar nga termeti 2019 TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar përdorimin e fondeve të rindërtimit për bashkitë Durrës dhe Shijak. Bëhet fjalë për rindërtimin e banesave të klasifikuara si objekte të dëmtuara rëndë si pasojë e fatkeqësisë natyrore të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, Në mbledhjen e sotme, është miratuar fondi prej të cilit, mbi 169 mijë do të jenë për Bashkinë Durrës, ndërsa mbi 53 milionë lekë për Bashkinë Shijak. Vendimi: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Përdorimin e...