Terapia hormonale për transgjinorët,Tomini: Trajtimi nuk rekomandohet që në fëmijëri

Terapia hormonale për transgjinorët,Tomini: Trajtimi nuk rekomandohet që në fëmijëri

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, sqaroi sot se udhëzuesi mbi trajtimin hormonal për transgjinorët përbën një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik. Ky udhëzues është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe të vlerësimit të një ekipi multidisiplinar specialistësh. “Çdo rast vlerësohet individualisht nga ky ekip multidisiplinar dhe nëse shfaq apo ka patologji të caktuara, përjashtohet nga ky udhëzim”, tha Tomini. Sipas zv.ministres Tomini, dokumenti ka si qëllim orientimin e profesionistëve të shëndetësisë në procesin e rekomandimit të terapisë hormonale për individët që referohen për këtë shërbim dhe nuk rekomandon nisjen e trajtimit në fëmijëri. Ajo theksoi se udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e...