Tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt MB me jaht 7 emigrantë/ Shqiptarëve ‘u bëhet pritë’ në Angli, në pranga 3 prej tyre

Tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt MB me jaht 7 emigrantë/ Shqiptarëve ‘u bëhet pritë’ në Angli, në pranga 3 prej tyre

Pesë persona janë arrestuar, mes tyre tre shqiptarë pasi jahti i tyre që po transportonte shtatë emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme u ndalua në brigjet jugore të Anglisë. Sipas ‘National Crime Agency’, të cilës i referohet Top Channel oficerët e Forcës Kufitare britanike ndërhynë sapo jahti mbërriti në marinën e Chichester, në West Sussex, mbrëmjen e së hënës, 25 maj. Dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik 42-vjeçar dhe një 25-vjeçar shqiptar, u arrestuan nën dyshimin për lehtësim të emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar. Autoritetet identifikuan gjithashtu edhe tre persona të tjerë, një britanik 38 vjeç dhe dy shqiptarë të tjerë të moshave 24 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohet se kishin shkuar në port për të pritur jahtin. Edhe...