Tentuan të kalonin ilegalisht në Shqipëri 24 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në aksin Librazhd–Elbasan

Tentuan të kalonin ilegalisht në Shqipëri 24 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në aksin Librazhd–Elbasan

Tre persona janë vënë në pranga në aksin Librazhd-Elbasan, pasi tentuan të kalonin ilegalisht në kufij 24 emigrantë të paligjshëm. Kapen në aksin “Librazhd–Elbasan”, dhe vihen në pranga 3 shtetas, Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku, që transportonin në 2 raste, 24 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht, në Shqipëri. Njëri prej tyre e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi. Sekuestrohen 2 automjetet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga Vendet e Treta, të cilët synojnë të shkojnë ilegalisht, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës...