Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona
Këtë të hënë, në aeroportin e Rinasit janë konstatuar dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare. Sipas raportimeve nga policia, nga kontrollet u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 26 mijë euro dhe paundë. Ndërkohë, janë proceduar penalisht shtetasit D. Sh., 37 vjeç, dhe A. Z., 32 vjeç. “Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 15 000 paundë, të cilat synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë,...
Burimi:
gijotina.com