Tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë 45 mijë euro pa i deklaruar, procedohet shtetasi grek

Tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë 45 mijë euro pa i deklaruar, procedohet shtetasi grek

Goditet një rast tjetër i mos deklarimit të parave në kufi. Një shtetas grek është proceduar penalisht, pasi tentoi të nxirrte jashtë territorit shqiptar 45 mijë euro pa i deklaruar ato. “Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek. Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës...