Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

Kanë nisur tensionet e para në protestën para Parlamentit. Protestuesit kanë hequr një pjesë të gardhit metalik dhe kanë gjuajtur me vezë dhe domate efektivët e policisë. Ndërkohë pranë protestuesve është afruar dhe autoboti i ujit. Në protestën e sotme ka një numër të shtuar të forcave të policisë, ndërsa është zgjeruar dhe perimetri i sigurisë. Kujtojmë se në orën 10:00 pritet të nisë dhe seanca e sotme plenare.