Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, me vlerë rreth 15 milionë euro, duke ngritur akuza ndaj kompanisë së shpallur fituese. Në një deklaratë, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se kompania “Air Tractor Europe S.L.”, e përzgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes, është përfshirë në çështje gjyqësore në Spanjë që, sipas saj, lidhen me manipulim tenderësh dhe korrupsion në sektorin e avionëve për shuarjen e zjarreve. Sipas PD-së, vendimet e autoriteteve gjyqësore spanjolle, së bashku me një vendim të Gjykatës Supreme në Greqi në vitin 2024, krijojnë pengesa për pjesëmarrjen e kësaj kompanie në procedura të prokurimit publik. Demokratët i referohen edhe legjislacionit shqiptar për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke argumentuar...