Temperaturat, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave mbi normalen që mbuloi pjesën më të madhe të Europës, duke paralajmëruar një fillim vere më të nxehtë. Harta e anomalive të temperaturës së ajrit, e publikuar nga Copernicus Climate Change Service, e vendos territorin shqiptar kryesisht në zonën rreth 1 deri në 2 gradë Celsius mbi mesataren e qershorit për periudhën 1991–2020. Kjo është një përllogaritje e përafërt vizuale nga shkalla e ngjyrave të hartës dhe jo një statistikë kombëtare e publikuar veçmas për Shqipërinë. Ngrohja është më e dallueshme në zonat e brendshme dhe veriore të vendit, ndërsa përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon treguesi paraqitet më i moderuar. Por pavarësisht këtyre luhatjebve asnjë pjesë e Shqipërisë nuk shfaqet qartësisht në territor me temperatura nën...
Burimi:
sot.com.al