Temperaturat rriten deri në 39.5°C, shtohet rreziku i zjarreve në pyje

Temperaturat rriten deri në 39.5°C, shtohet rreziku i zjarreve në pyje

Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, vendi pritet të përballet me temperatura shumë të larta gjatë periudhës 29 korrik, 2 gusht 2026, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron se ditën e diel ky rrezik do të arrijë kulmin, veçanërisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ku priten vlera të larta të temperaturës. Në qarqet e tjera, niveli i rrezikut për ditën e diel është klasifikuar si “i moderuar”. Temperaturat e parashikuara Zonat e ulëta: deri në 39.5°C, me pikun në bashkinë Peqin. Bregdeti: deri në 38.9°C. Zonat kodrinore: deri në 38.3°C. Zonat malore: deri në 33.3°C. Instituti thekson se rritja e temperaturave do të vazhdojë deri të shtunën, 1 gusht, kur pritet të arrihet...