Të shtënat në Elbasan: Një person qëlloi me pistoletë në drejtim të tre shtetasve, në lokal ndodhej edhe një polic

Të shtënat në Elbasan: Një person qëlloi me pistoletë në drejtim të tre shtetasve, në lokal ndodhej edhe një polic

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, duke lënë të plagosur tre persona. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, autori ka hapur zjarr në verandën e një lokali në drejtim të shtetasve A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç dhe B. H., 19 vjeç. Të tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, por ka arritur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë...