Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, 4 të shoqëruar, nuk gjendet asnjë send i jashtëligjshëm, lirohen pas marrjes…
Policia ka dhënë detaje të reja dje lidhur me ngjarjen e raportuar mbrëmjen e së dielës në Palasë, ku u denoncua se nga një mjet lundrues jaht dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri. Gjatë kontrolleve të ushtruara në jaht, janë shoqëruar 4 personat që ndodheshin në bord. Në bordin e tij ndodheshin Leonard Hasa (31 vjeç), Bruno Cela (31 vjeç), Afrim Kastrati (49 vjeç) dhe Pashk Gjini (60 vjeç), të cilët u shoqëruan për veprime të mëtejshme. Policia nuk konstatoi asnjë armë apo send tjetër të kundërligjshëm, por ka dyshime se armët mund të jenë hedhur në det. Burime pranë grupit hetimor thonë se 4 personat janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë. Ata kanë deklaruar se nuk kanë qëlluar me...
Burimi:
sot.com.al