Të shtëna në Velipojë/ Dy persona konfliktohen fizikisht, njëri nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Të shtëna në Velipojë/ Dy persona konfliktohen fizikisht, njëri nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri ne Velipoje. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy shtetas janë përfshirë fillimisht në një përplasje me grushte, ndërsa gjatë konfliktit një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Si pasojë e sherrit, një person ka mbetur i dhunuar dhe është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Mësohet se janë identifikuar palët e përfshira në konflikt, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e personit që ka qëlluar me armë...