Të shtëna me armë zjarri në Laç, mbetet i vrarë një person (EMRI)
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë. Sakaq, priten detaje zyrtare nga Policia në vijim.
Burimi:
sot.com.al