Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, arrestohet një person
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Ali Demit në Tiranë. Burime bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë në ajër. Policia e ka lokalizuar dhe arrestuar menjëherë, duke sekuestruar edhe armën. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi:
sot.com.al