Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për një të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet e para dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com