Të shtëna me armë brenda jahtit në Palasë/ Policia del me njoftim zyrtar dhe jep detaje: U shoqëruan 4 persona

Të shtëna me armë brenda jahtit në Palasë/ Policia del me njoftim zyrtar dhe jep detaje: U shoqëruan 4 persona

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së dielës në det, përballë Palasës, ku u raportua për të shtëna të dyshuara me armë zjarri nga një jaht. Sipas uniformave blu, rreth orës 21:00 është marrë njoftimi se nga një mjet lundrues dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë pas sinjalizimit, në operacion u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, efektivët e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, si edhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS). Pas ndjekjes nga deti dhe toka, jahti u ndalua në det, përballë Himarës. Në bord ndodheshin katër shtetas, të identifikuar me inicialet B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A....