Të rinjtë mbajnë fjalimet para Kryeministrisë: Na mbështet e gjithë bota
Ka nisur dita e 17-të e protestës jopartiake në kryeqytet. Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku të rinjtë po mbajnë fjalimet. Sot u njoftua edhe ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00. Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve. “Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.
Burimi:
ntv.al