Të pasurit shqiptarë u bënë edhe më të pasur gjatë vitit 2025
Të dhënat e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të përfshira në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë tregojnë se depozitat e të pasurve u rritën me pothuajse 11%, ndërsa ato të të varfërve me 6.4% duke zgjeruar edhe më tej hendekun në kursime Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur, ndërsa ata të zakonshmit njohën një rritje të papërfillshme të kursimeve të mbajtura në sistemin bankar, bëhet e ditur nga të dhënat e raportuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. ASD është një ent publik, funksioni bazë i të cilës është të arkëtojë një pagesë sigurimi nga bankat dhe shoqëritë e kursimit dhe të garantojë shlyerjen e depozitave...
Burimi:
sot.com.al