“Të mos afrohen aktivistët politikë”, thirrja e fortë nga podiumi i protestës: T’u tregojmë kulturën atyre që shajnë…

“Të mos afrohen aktivistët politikë”, thirrja e fortë nga podiumi i protestës: T’u tregojmë kulturën atyre që shajnë…

Një nga aktivistët e protestës masive të qytetarëve shqiptarë, e cila ka mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbrëmjen e sotme, ka drejtuar një apel të rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrësit në shesh. Ai kërkoi që qytetarët të tregojnë kujdes dhe një nivel të lartë kulture, duke u dalluar qartë nga sjellja e klasës politike. Aktivisti paralajmëroi se po tentohen provokime të ndryshme dhe se ka tentativa për të infiltruar militantë partiakë që synojnë të marrin fjalën në podium apo të përçajnë qëndresën qytetare. Ai nënvizoi prerë se personat e tillë janë të fotografuar dhe nuk do të lejohen të marrin hapësirë. “Nuk jemi këtu për karrigen e askujt, jemi për Shqipërinë. Jepini zë figurave dhe intelektualëve. Aktivistët politikë i kemi evidentuar, i kemi me foto,...