Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge

Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge

Interpol Tirana ka vijuar operacionin e koduar “The Wanted”, në kuadër të kapjes dhe ekstradimit të shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritetet homologe në Abu Dhabi, janë lokalizuar dhe arrestuar në Dubai pesë shtetas shqiptarë, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, katër prej të arrestuarve, konkretisht shtetasit Kristo Qirici, 44 vjeç, Shkëlzen Kraja, 44 vjeç, Ilir Lazri, 30 vjeç dhe Aleks Pepaj, 38 vjeç, dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kërkoheshin nga SPAK. Ndërkohë, shtetasi Merxhan Çeliku, 34 vjeç, dyshohet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit kompjuterik. Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë vijon edhe për verifikimin e një tjetër shtetasi shqiptar...