Takim bilateral Shqipëri -Mal i Zi, në fokus forcimi i bashkëpunimit doganor dhe avancimi drejt integrimit europian
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare bilaterale në Mal të Zi, ku u prit nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Malit të Zi, Maja Vuçiniç. Takimi, i zhvilluar në Podgoricë, konfirmoi marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet dy administratave doganore dhe vullnetin për ta thelluar më tej atë në funksion të integrimit evropian. Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësimin e procedurave doganore për biznesin, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale, përfshirë CEFTA dhe projektet për shkëmbimin elektronik të të dhënave. “Bashkëpunimi mes administratave tona doganore është kyç për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian dhe për lehtësimin e tregtisë, duke garantuar njëkohësisht sigurinë dhe luftën ndaj...
Burimi:
sot.com.al