Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se rënia e euros në nivelin më të ulët historik nuk është tregues i një ekonomie më të fortë, por pasojë e një modeli ekonomik që, sipas saj, ka dështuar. Tabaku argumentoi se zhvlerësimi i euros po godet bizneset që faturojnë në euro, sektorin e turizmit, eksportet, bujqësinë, fasonerinë dhe prodhimin vendas. Ajo theksoi se humbëse janë edhe familjet shqiptare që mbështeten te remitancat, pasi e njëjta shumë e dërguar në euro sot këmbehet me më pak lekë. “Ekonomia shqiptare po humbet nga zhvlerësimi i euros. Prodhimi shqiptar po humbet nga zhvlerësimi i euros. Bujqësia shqiptare po humbet nga zhvlerësimi i euros. Kjo është një këmbanë alarmi. Pothuajse një e treta e vlerës së euros është zhvlerësuar, pa...
Burimi:
gijotina.com