Tabaku: Qeveri e medaljeve të kota, kolapsi digjital po zhyt biznesin në krizë

Tabaku: Qeveri e medaljeve të kota, kolapsi digjital po zhyt biznesin në krizë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar kolapsin e shërbimeve digjitale të qeverisë shqiptare, duke theksuar se situata është veçanërisht dramatike për biznesin dhe profesionistët e lirë. Tabaku shprehet në një video në rrjete sociale se i gjithë sistemi i teknologjisë së informacionit të qeverisë është i bllokuar, duke e bërë praktikisht të pamundur marrjen e shërbimeve bazë nga tatimet, institucionet publike dhe platforma e-Albania. Deputetja rikujtoi betejën e fituar në Gjykatën Kushtetuese për profesionet e lira, ku mbi 20 mijë profesionistë u dëgjuan dhe fituan të drejtën e tyre. Por, sipas saj, për një pjesë të tyre, që nuk gjetën zgjidhje të plotë nga vendimi i Gjykatës, sot problemi është përkeqësuar për shkak të një sistemi të pezulluar dhe jofunksional. Tabaku shpjegon se profesionistët e...