Tabaku për Ligjin e Investimeve Strategjike: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh, nuk solli asnjë zhvillim ekonomik

Tabaku për Ligjin e Investimeve Strategjike: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh, nuk solli asnjë zhvillim ekonomik

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi tërheqjen nga Ligji për Investimet Strategjike, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi atë si “ligjin më korruptiv që Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në 10 vitet e fundit”, duke argumentuar se opozita e ka kundërshtuar që në momentin e parë të miratimit të tij dhe se koha u dha të drejtë Në reagimin e saj, Tabaku kujton se ligji u paraqit fillimisht si një nismë e përkohshme, por sipas saj ai u kthye në një instrument që cenoi të drejtën e pronës dhe krijoi probleme të shumta gjatë zbatimit. “Beteja për Ligjin e Investimeve Strategjike nuk është diçka e re. Sot po shohim pasojat e ligjit më korruptiv që Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në 10...