“Ta rrëzojmë këtë kryeministër”/Tubim madhështor në Tiranë, protestuesja: Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare

“Ta rrëzojmë këtë kryeministër”/Tubim madhështor në Tiranë, protestuesja: Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare

Studentët nuk i kanë munguar këtij tubimi madhështor, protestës së 24 që mbahet në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Një e re, studente me thirrjen “Rama në burg , Berisha në burg”, u shpreh se populli po e tregon qartë që kryeministri Rama duhet të largohet. Shqiptarët po tregojnë që ka ende shpresë. Sytë po e shohin që ka në mesin tonë burra e gra që i vlon gjaku për Shqipërinë tonë. Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare që nis tani dhe përfundon me rrëzimin e të gjithë kësaj klase politike. Ka ardhur koha që plagët e ndërmarra ndër vite të shërohen . I dukej vetja Zot, por po zvogëlohet dita ditës ky kryeministër”, u shpreh ajo.