Sulmuesit kuqezi Armando Broja i del emri te klubi i Serisë A, nuk dëshiron të qëndrojë më në Angli…

Sulmuesit kuqezi Armando Broja i del emri te klubi i Serisë A, nuk dëshiron të qëndrojë më në Angli…

Lacio do të rifillojë sezonin nën drejtimin e Genaro Gatuzos dhe me një numër nëntë të ri. Presidenti Klaudio Lotito e di se do t’i duhet t’i ofrojë trajnerit italian një qendërsulmues që mund të punojë i vetëm, të mbrojë topin për të ndihmuar ekipin të avancojë dhe gjithashtu të shënojë gola.Sipas edicionit lokal të La Repubblica, një emër i mirë për bardhekaltërit është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja.24-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë te Bërnli dhe po përpiqet të largohet nga klubi. Anglezët e vlerësojnë atë rreth 12 milionë euro, dhe një marrëveshje huazimi është gjithashtu e mundur, një opsion më i qëndrueshëm për Lacion.Pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.Post navigation