“Subvencionimin me 50 lekë për litër”, Karakaçi: Do të ulemi sërish me Shoqatën e Transportit, do të shohim ç’ndodh me bursat

“Subvencionimin me 50 lekë për litër”, Karakaçi: Do të ulemi sërish me Shoqatën e Transportit, do të shohim ç’ndodh me bursat

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se gara për projektin e Porto Romanos nuk rezultoi e suksesshme, pasi edhe ofertuesi i fundit nuk paraqiti një ofertë financiare, duke argumentuar rritjen e kostove. Sipas Karakaçit, Porto Romano mbetet një nyje strategjike për lëvizjen e mallrave dhe për mbrojtjen, pasi është pjesë e Korridorit 8. “Porto Romano është nyjë strategjike për lëvizjen e mallrave, por edhe për mbrojtjen, pasi është pjesë e Korridorit 8. Jemi në bisedime dhe do të përpiqemi t’i japim një zgjidhje sa më të shpejtë”, u shpreh ministri. Karakaçi u ndal edhe te projekti “Porta e Alpeve”, të cilin e cilësoi si një vendim të rëndësishëm për zhvillimin e veriut të vendit, veçanërisht qarqeve të Shkodrës dhe Lezhës. “Më duhet të...