Studenti: Nuk ndalemi derisa të realizohen kërkesat, për ne gjuha shqipe është e shenjtë
Një nga studentët i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë, tha se studentët e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm dhe se studentët nga Shqipëria e Kosova do t’u qëndrojnë pranë deri në realizim të kërkesave. Gjatë fjalës së tij, ai tha se studentët nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat, duke theksuar se gjuha shqipe është e shenjtë. Ai u shpreh se studentë shqiptarë u gjendën nën terror psikologjik, ndërsa shtoi se gjuha shqipe i ka mbijetuar shekujve. “Ata menduan se studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë vetëm, por harruan se një Shqipëri e tërë ka sytë e mendjes e zemrës mbi ta. Shija e pushtetit u bëri gjakun ujë disave dhe i bëri të pyesin nëse vlen ose nuk vlen kauza. Studentë shqiptarë u gjendën...
Burimi:
ntv.al