“Sterilizimi”/ Gjyqi në GJKKO për ish-ministrin, Beqaj kërkon pushimin e çështjes: Provat digjitale të përjashtohen, nuk kam vjedhur
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e çështjes së “Sterilizimit” ndaj tij, teksa përpara trupit gjykues në GJKKO ka deklaruar se “nuk ka vjedhur”. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxhë, mëson se ai ka vijuar paraqitjen e kërkesave paraprake, duke kërkuar pavlefshmëri të të gjitha provave digjitale, maile dhe komunikime. “Kam dyshim tek laboratori i SPAK. Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tre herë avokati im ka pyetur a është laboratori i akredituar. BKH thotë, kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje. Në ekspertimet që përdor SPAK, përdoren disa software që nuk vlejnë më. Provat digjitale të përjashtohen. Kërkoj të përjashtohet si provë “aneksi 5”, pasi është një letër pa firmë, pa vulë....
Burimi:
top-channel.tv