Spiunonte tek bandat, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficerin e Policisë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ish-oficerin e Policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj, me 2 vite e 8 muaj burg, pasi e shpalli fajtor për veprat penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, vendosi fillimisht dënimin e Haxhiajt me 4 vite burg, si rezultat i bashkimit të dënimeve për tre veprat penale. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u caktuar përfundimisht në 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu që...
Burimi:
gijotina.com