“Spiropali pro protestës? Ajo nuk ishte në mbledhje”, Braçe për tubimet: Kur merr vendime për një brez të tërë…
I ftuar në një studio televizive deputeti socialist, Erion Braçe, foli edhe për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS dhe gjithashtu për protestat në Tiranë. Ai u shpreh se ai dhe disa kolegë të tij folën për protestën në mbledhje, ndërsa u shpreh se njerëzit në tubim dalin sepse kërkojnë të marrin vendime për të ardhmen e tyre. “Në mbledhjen e grupit unë dhe 2-3 kolegë e dhamë mendimin tonë për protestën. Spiropali? Ajo nuk ishte në mbledhje. Marjana Koçeku? Nuk e kam dëgjuar që të flasë në Grupin Parlamentar. Një pjesë e atyre njerëzve janë aty se nuk i ka përfillur kush. Një pjesë e atyre njerëzve nuk e pranojnë dot. Është më e madhe se një shtëpi. Po merr vendime për një brez...
Burimi:
sot.com.al